TIRANË, 1 Korrik/ATSH/- Forcat ushtarake në Ukrainë kanë nisur një sulm ushtarak në shkallë të gjerë kundër separatistëve prorusë në lindje, disa orë pas përfundimit të armëpushimit.
"Bazat dhe fortesat rebele ishin nën sulm nga avionët dhe artileria", thanë zyrtarët e qeverisë.
Armëpushimi 10 ditor përfundoi mbrëmjen e së hënës, ku sipas presidentit Petro Poroshenko "elementët kriminalë" kishin prishur mundësinë për paqe.
Udhëheqësit perëndimorë dhe Rusë i kërkuan presidentit Ukrahinas zgjatje të armëpushimit. Presidenti Poroshenko dje në mbrëmje në një emision televiziv tha se: "Ukraina do të sulmojë, për të liruar tokën tonë. Forcat tona të armatosura po kryejnë sulme mbi baza terroriste dhe pikat e kontrollit."
Në një telekonferencë të mbajtur ditën e hënë midis presidentit Poroshenko, presidentit Rus Vladimir Putin, presidentit Francez Francois Hollande dhe kancelares Gjermane Angela Merkel u rritën shpresat për zgjatjen e armepushimit.
Poroshenko në fjalën e tij tha: "Vendimi për të mos vazhduar armëpushimin është përgjigjja jonë për terroristët dhe militantët".
/k.ll/y.pa/









