/ATSH-AFP/ - Të paktën 12 persona humbën jetën sot pas mbytjes së një anijeje të vogël pasagjerësh në Detin e Zi, pranë Odessas, në jug të Ukrainës, njoftuan autoritetet rajonale.
"Shkaku i tragjedisë mendohet të jetë një stuhi e fuqishme dhe mungesa e jelekëve të shpëtimit. 12 persona të mbytur janë gjetur. Një tjetër është ende në kërkim", theksoi Volodymyr Jmak, zëvendëguvernatori i rajonit të Odessas duke shtuar se 36 persona ndodheshin në bordin e anijes.
"Njëzet e tre persona janë mundur të shpëtohen", shtoi ai.







