Ukrainë, të paktën dy ushtarë dhe pesë civilë të vrarë dy ditë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit
KIEV, 7 dhjetor /ATSH-AFP/ – Të paktën dy ushtarë dhe pesë civilë u vranë në lindjen separatiste të Ukrainës, dy ditë nga hyrja në fuqi e një armëpushimi dhe të fillimit të negociatave të paqes mes ushtrisë dhe rebelëve prorusë. “Dy ushtarë ukrainas u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në 24 orët e […]
/ATSH-AFP/ - Të paktën dy ushtarë dhe pesë civilë u vranë në lindjen separatiste të Ukrainës, dy ditë nga hyrja në fuqi e një armëpushimi dhe të fillimit të negociatave të paqes mes ushtrisë dhe rebelëve prorusë.
"Dy ushtarë ukrainas u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit, njoftoi zëdhënësi i ushtrisë, Andri Lyssenko.
Tre civilë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën gjatë mbrëmjes në basitoni rebel të Donetskut, ku u dëgjuan shpërthime dhe goditje sporadike me armë zjarri deri në mëgjes, sipas autoriteteve bashkiake.
Guvernatori pro Kievit të rajonit rebel të Luganskut njoftoi gjithashtu për vdekjen e dy civilëve në fshatin Kriakivka pas rënies së një predhe në oborrin e një shtëpie.
Sipas tij, më shumë se gjashtë civilë u vranë që prej fillimit të kësaj jave në Lugansk.
Sipas ushtrisë, pikat më të nxheta të luftimeve mbeten bastionet proruse të Luganskut dhe të Donetskut, si dhe rajoni përreth Debalcevit, në verilindje të Donteskut, ku rebelët kanë rritur praninë e tyre.
Vëzhguesit e
OSBE-së, njoftuan se kanë vërejtur shumë karvane me rreth 60 kamionë pa targa që drejtoheshin për në Donetsk nga qyteti i Çaktarskës, që është gjithashtu nën kontrollin rebel.
Luftimet nuk kanë rënë në intensitet në linde dy ditë pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi surprizë të negociuar mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve prorusë.
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko njoftoi gjithashtu një marrëveshje parimore për negociata paqeje mes dy kampeve të martën në Minsk.
Një armëpushim i parë, gjithashtu i arritur në Minsk më 5 shtator mes Kievit dhe rebelëve gjatë negociatave ku merrnin pjesë edhe Rusia me OSBE-në, nuk është respektuar asnjëherë.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56