/ATSH-AFP/ - Të paktën pesë ushtarë u vranë në lindjen separatiste proruse të vendit gjatë 24 orëve të fundit pavarësisht armëpushimit dhe afrimit të bisedimeve thelbësore të paqes, njoftoi sot zëdhënësi i ushtrisë ukrainase.
Bëhet fjalë për bilancin ditor më të rëndë për ushtrinë ukrainase që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit të 9 dhjetorit.
"Pesë ushtarakë u vranë dhe shtatë u plagosën në 24 orët e fundit", njoftoi Andri Lyssenko gjatë një konferencë për shtyp, por pa dhënë më shumë detaje.
Ky rifilli i dhunës erdhi disa orë para një videokonference mes Kievit dhe rebelëve, që ka për synim vendosjen e një date për të vazhduar bisedimet e paqes, dhe para vizitës në Kiev të shefit gjerman të diplomacisë, Frank Walter Steinmeier. Ky i fundit do të takohet me presidentin Petro Porochenko dhe kryeministrin Arseni Jaceniuk.
Takimi në Minsk, kryeqyteti bjellorus ku u nënshkruan më 5 shtator marrëveshjet e paqes për lindjen e Ukrainës, ka për qëllim të gjejë një zgjidhje politike për konfliktin që ka bërë më shumë se 4 700 të vdekur që prej mesit të prillit.












