Ukraine, të paktën tre ushtarë vdesin dhe 12 civilë plagosen në Lindje

 /ATSH-AFP/ - Të paktën tre ushtarë ukrainas u vranë 24 orët e fundit dhe 12 civilë u plagosën në lindje të Ukrainës, pavarësisht një qetësimi të situatës dje, njoftuan autoritetet ukrainase.

"Tre ushtarë u vranë në 24 orët e fundit", njoftoi në një komunikatë shtabi i përgjithshëm i operacioneve ushtarake ukrainase në Lindje, duke folur për luftime pranë bastineve rebele në Lugansk dhe Donetsk, jo shumë largë vijës së frontit.

Bashkia e Donetskut nga ana e saj njoftoi se 12 civilë ishin plagosur gjatë luftimeve në fundjavë dhe shumë banorë ishin dëmtuar nga goditjet e artilerisë. Është prekur gjithashtu edhe furnizimi me gaz i disa lagjeve.

Guvernatori pro Kievit në rajonin rebel të Luganskut nga ana e tij ka kritikuar rolin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e ngarkuar me mbikqyrjen e aplikimit të armëpushimit në Ukrainë.

OSBE-ja sipas tij ka dështuar në misionin e saj të ndërmjetësit, duke shtyrë autoritetet e Kievit të veprojnë vetë.

Luftimet gati nuk pushojnë asnjëherë në lindjen separatiste në Ukrainë pavarësisht një armëpushimi të arritur më 5 shtator, që gjithnjë e më pakë repsektohet.

Më shumë se 4 300 persona kanë vdekur që prej fillimit të konfliktit mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve prorusë që po bën më shumë se shtatë muaj, sipas bilancit të fundit të OKB-së.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?