KIEV, 2 shkurt /ATSH-AFP/ - Pesë ushtarë ukrainas dhe tre civilë janë vrarë në 24 orë në lindjen separatiste proruse të Ukrainës, sipas informacioneve të para të njoftuara nga Kievi dhe autoritetet lokale.
"Pesë ushtarë u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën", njoftoi një zëdhënës ushtarak ukrainas, Vladislav Seleznev në një konferencë shtypi duke shtuar se pozicionet ushtarake ishin sulmuar 104 herë.
Në radhët e civilëve, dy persona janë vrarë nga të shtënat e rebelëve në fshatin Krimske, rreth 40 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit rebel në Lugansk, njoftoi guvernatori rajonal pro-Kievit, Guennadi Moskal.
Në Donetsk, një tjetër kryeqytet rajonal dhe bastion i separatistëve, një person u vra si pasojë e bombardimeve gjatë natës, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit.
Lindja rebele në prag të një konflikti të armatosur që prej më shumë se 10 muajsh ka regjistruar këtë fundjavë 50 ushtarë dhe civilë të vrarë, ndërkohë që negociatat për paqe për arritjen e një armëpushimi kanë dështuar./
/ec/