SLOVIANSK - Presidenti i Ukrainës thotë se do të nisë një operacion në shkallë të gjerë i ushtrisë cila do të shkojë në lindje të vendit për të normalizuar situatën, pas përpjekejev të militantëve pro-rusë për të konfiskuar ndërtesat qeveritare.
 
Presidenti Oleksandr Turchynov tha se nuk do të lejojë përsëritjen e asaj që ndodhi në Krime, e cila u aneksua nga Rusia muajin e kaluar.
 
Deklarata e tij erdhi pas sulmeve që zhvilluan forcat pro-ruse në disa qytete.
 
Më herët, sekretari i përgjithshëm i NATO-s shprehu shqetësim lidhurm me ngjarjet në rajon.
 
Ambasadori i SHBA në OKB tha se sulmet e kësaj fundjave “lidhen me përfshirjen e Moskës”. Por Kremlini mohon përfshirjen në ngjarjet në Ukrainën lindore.
 
Ditën e sotme, autoritetet ukrainase thanë se nisën një "operacion anti-terror", pasi persona të armatosur morën godinat në qytetin e Sloviansk.
 
Një oficer ukrainas u vra gjatë përplasjes me armë në qytet, me policisë dhe aktivistëve pro-ruse.
 
Për të dyja palët pati të plagosur, tha ministri i Brendshëm i përkohshëm ukrainas Arsen Avakov.
 
TË SHTËNA MES USHTARËVE DHE AKTIVISTËVE PRO-RUSË, 1 I VRARË
Aktivistë pro-rusë dhe forca të armatosura ukrainase kanë shkëmbyer zjarr në një betejë për kontrollin e qytetit lindor të Sloviansk. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Brendshëm i Ukrainës Arsen Avakov.
 
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë një oficer ukrainas,ndërsa ka pasur të plagosur nga të dyja palët.
 
Aktivistët pro-rusë morën qytetin të shtunën, duke bërë që Kievi të nisë një "operacion anti-terror".
 
Kievi ka akuzuar Moskën në lidhje me krizën e shkaktuar, ndërsa qeveria e Kremlinit i ka mohuar akuzat.
 
Sloviansk është një nga tre qytete në rajonin Donetsk, i cili u sulmua nga aktivistët e armatosur pro-rusë të shtunën. 

Ditën e djeshme, persona të armatosur sulmuan stacionet e policisë dhe ndërtesat zyrtare në Sloviansk, Kramatorsk dhe Druzhkovka.
 
Raporte të pakonfirmuara sugjeruan se ndërtesat zyrtare u sulmuan edhe në dy qytete të tjera, Mariupol dhe Yenakievo.
 
Situata të ngjashme u raportuan edhe në Sloviansk dhe Kramatorsk, pasi persona të armatosur sulmuan stacionet policore.
 
Avakov i etiketoi këto veprime “një shfaqje e agresionit të Rusisë”.
 
Duke njoftuar operacionin për largimin e aktivistëve, ai paralajmëroi qytetarët në Sloviansk që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
 
“Separatistet qëlluan kundër forcave speciale për të vrarë pa paralajmërim”, tha ai.
 
Avakov tha se më parë, forcat e Ukrainës u sulmuan në një pikë kontrolli në rrugën për Sloviansk, ku të paktën një oficer mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën.
 
Ndërsa shton se mbetën të plagosur edhe disa militantë.
 
Dëshmitarët në rajonin e policisë thonë se nuk ka ende shenja për përleshje, dhe qendra e qytetit është e qetë.
 
Ukraina Lindore ka një popullsi të madhe rusisht-folëse dhe ka pasur një seri protestash që prej rrëzimit të Presidentit pro-rus të Ukrainës Viktor Janukoviç në shkurt.
 
Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)