UKRAINË – Ushtria njofton tërheqjen e arsenalit ushtarak në Lindjen rebele proruse


PISKI (Ukrainë), 7 nëntor /ATSH-AFP/ - Ukraina njoftoi sot se ka përfunduar fazën e fundit të tërheqjes së arsenalit ushtarak përgjatë vijës kufitare në Lindjen rebele proruse, ku konfrontimet sporadike janë shtuar gjatë ditëve të fundit, pavarësisht vendosjes së armëpushimit.
Ushtria ukrainase tërhoqi sot mortaja të kalibrit 82 milimetra nga fshatrat Piski dhe Opitne, në afërsi të aeroportit të Donetskut, i cili përgjatë disa muajve u kthye në një arenë sulmesh të përgjakshme, njoftoi një zëdhënës i Ushtrisë ukrainase, Oleksandre Zavtonov.
Gazetarë në vendngjarje kanë konstatuar se disa automjete ushtarake që po transportonin pajisje ushtarake po largoheshin nga zonat ukrainase në Piski për tu zhvendosur në një terren për grumbullimin e armëve të tërhequra në një zonë të kontrolluar nga Kievi.
"Një prej ushtarëve ukrainas pohoi se tashmë ishin të pajisur vetëm me armë zjarri.
Nuk do ti përgjigjemi provokimeve ose të shtënave me armë nga ana e rebelëve. Nëse do të jemi të detyruar të vetëmbrohemi do të kemi armë zjarri Kalachnikov", ironizoi Eduard, 39 vjeçar, anëtar i brigadës së 39 të ushtrisë ukrainase./
/v.b/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social