UKRIANË – Poroshenko: Kievi është i gatshëm për një armëpushim dypalësh në Lindje

KIEV, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti ukrianas, Petro Poroshenko u shpreh për një armëpushim dypalësh në lindjen separatiste të vendit me kusht që të sigurohet kontrolli i kufirit me Rusinë në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
"Presidenti theksoi se ishte i gatshëm për një armëpushim dypalësh. Ai nënvizoi në të njëjtën kohë se ishte e nevojshme të sigurohet kontrolli në kufi me qëllim për të ndaluar transferimin e armëve dhe luftëtarëve që nga Rusia si dhe lirimi i të gjithë pengjeve dhe fillimi i negociatave të pakushtëzuara", sipas një komunikate të presidencës ukrainase, publikuar në përfundim të kësaj bisede që u zhvillua dje në darkë.
Sipas Kievit, Merkel ka nënvizuar gjatë kësaj bisede se përfaqësuesit e një misioni të OSBE-së të pranishëm në lindje të Ukrainës nuk kishin akses në pikat kufitare për shkak të luftimeve.
Poroshenko zhvilloi një bisedë telefonike dje në mbrëmje edhe me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden duke diskutuar për vendosjen e infrastrukturave në rajonet e çliruara nga separatistët në lindje të Ukrainës, sipas presidencës ukrianase.
"Biden premtoi një asistencë amerikane në të tilla projekte", sipas të njëjtit burim./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër