UKT jep alarmin: Uji i auto-botëve i patrajtuar, çfarë zbuluam në aksionin 24-orësh

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka dhënë alarmin për ujin që shpërndahet me auto-botë në kryeqytet, duke thënë se është i patrajtuar.

Nga një aksion i UKT për kontrollin e botëve të ujit, ka rezultuar se kushtet higjienike të këtyre auto-botëve nuk kontrollohen nga asnjë institucion i specializuar, pasi asnjë subjekt privat nuk ka licencë për të shitur ujë me shumicë në treg.

Gjatë aksionit 24-orësh, UKT konstatoi 2 pika mbushje përgjatë tubacionit kryesor, pozicionuar thellë në pyll, duke shoqëruar 5 drejtues auto-botësh, të cilët nuk kishin leje dhe licencë për tregtimin e ujit.

Prej ditësh UKT me mbështetjen e Policisë së Shtetit, ka nisur një aksion kontrollesh mbi botet e ujit që qarkullojnë në Tiranë. Pas vëzhgimeve të kryera në zonën e Lanabregasit, ku edhe dyshohej se kryhet mbushja e këtyre boteve, u zbuluan vendet ekzakte ku ndodh proçesi i mbushjes së tyre. Në mënyrë të paligjshme këta tregtues ndërhyjnë në linja kryesore të transmetimit të ujit. Përmes këtyre linjave uji drejtohet për në depot e ujësjellësit të Tiranës për tu trajtuar sipas të gjitha parametrave dhe specifikave të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 379 dt.25.05.2016. Pra, uji i vjedhur duke dëmtuar këto linja, është ende i patrajtuar.

Për më tepër kushtet higjenike të këtyre auto-boteve nuk kontrollohen nga asnjë institucion i specializuar për këtë proçes, duke qënë se asnjë subjekt privat nuk ka liçensë për të shitur ujë me shumicë në treg.

Gjatë aksionit i cili vijon 24 orë pa ndalesë, janë konstatuar 2 pika mbushje përgjatë tubacionit kryesor, pozicionuar thellë në pyll, si dhe janë shoqëruar 5 drejtues auto-botesh të cilët nuk ishin të pajisur me leje dhe liçensa për tregtim uji me shumicë.

UKT i bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, duke mos blerë nga subjekte të paliçensuara të cilët tregtojnë ujë të patrajtuar dhe jashtë standartit!

Njoftimi i Ujësjellës Kanalizime Tiranë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • NUK ESHTE E VERTETE: 30/05/2018 12:05

    UKT MASHTRON,un qe po shkruaj jam konsumator me thoni ju si mund ta pi ujin qe me vjen ne cezme qe kalon nga depozitat e pallatit tim qe kur eshte ndertuar ka 9 vjet nuk jane pastruar asnje here,ndersa uji qe mbushin botet atje ne pyll eshte direkt nga mali ose burimi natyror kush e kupton,dhe tjetra botet e inoksit,pasi jam mekanik dhe e njoh mjaft mire INOKSI eshte materiali ma i paster ne bote qe nuk ndryshket kurre as ne ujin e detit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg