UKT përfundon investimin: Dy lagje të tjera në kryeqytet me rrjet të ri ujësjellësi

UKT përfundon investimin: Dy lagje të tjera në kryeqytet me rrjet të ri ujësjellësi

Pamje nga shtrimi i linjave të reja të ujësjellëllësit në Tiranë

Një shërbim më të mirë dhe më cilësor të furnizimit me ujë do të kenë tashmë dy lagje të tjera në kryeqytet. Bashkia e Tiranës, nëpërmjet UKT-së ka bërë të mundur realizimin e dy investimeve të rëndësishme të shtrimit të rrjetit të ri të ujësjellësit duke përgjatë rrugës “Bardhyl” dhe rrugën “Besim Imami”.

Pas verifikimeve në terren dhe problematikës së vazhdueshme që jepte rrjetit i vjetër përgjatë rrugës “Bardhyl”, grupet e punës të UKT bënë zëvendësimin e tij me një rrjet të ri, çka do të sjellë një furnizim më të mirë me ujë duke mundësuar në të njëjtën kohë edhe një shërbim më të mirë ndaj banorëve të zonës përreth.

Gjithashtu UKT ka mundësuar edhe një tjetër investim të rëndësishëm nga i cili përfitojnë të gjithë banorët që jetojnë përgjatë rrugës “Besim Imami”. Edhe në këtë lagje, është bërë zëvendësimi i rrjetit të vjetër të ujësjellësit, duke sjellë më shumë ujë në shtëpitë e qytetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston