Ulçera e stomakut :Diagnoza
dhe terapia sipas shkakut

Ulçera e stomakut :Diagnoza<br />dhe terapia sipas shkakut
Çfarë e shkakton ulçerën e stomakut?
Ushqimi kalon nga ezofagu për në stomak. Stomaku prodhon acid i cili ndihmon për të tretur ushqimin. Pasi përziehet në stomak ushqimi kalon në duoden (pjesa e parë e zorrës se hollë). Në duoden dhe në pjesën tjetër të zorrës së hollë ushqimi përzihet me enzima (kimikatet). Enzimat vijnë nga pankreasi dhe nga qelizat ne zorrë dhe bëjnë tretjen e ushqimit qe marrim. Stomaku ynë normalisht prodhon acidin e sipërpërmendur për të ndihmuar në tretjen e ushqimit dhe për të vrarë bakteret. Ky acid është gërryes kështu që disa qeliza të stomakut prodhojnë një pengesë natyrore mukusi që mbron stomakun.Ulçera mund të zhvillohet në qoftë se ka një ndryshim në këtë ekuilibër duke lejuar acidin të dëmtojë shtresat e stomakut. Kjo mund të ndodhë nga:
Infeksioni nga helikobakter pylori
Ulçera në stomak zakonisht shkaktohet nga një infeksion me një bakter të quajtur Helikobakter pylori i cili gjendet në rreth 8 nga 10 raste të ulçerës në stomak. Më shumë se një e katërta e njerëzve mund të infektohen me H. pylori në ndonjë fazë të jetës së tyre. Pas infektimit nëse nuk trajtohet infeksioni zakonisht qëndron për gjithë jetën. Në shumë njerëz bakteri nuk shkakton asnjë problem ndërkohë në të tjerë shkakton një inflamacion të stomakut. Kjo çon në dëmtimin e shtresës mbrojtëse të mukusit e cila lejon acidin të shkaktojë ulçer.
Medikamentet anti inflamatore jo steroide (AIJS)
Përfshihen: aspirina, ibuprofen, diclofenac etj. Shumë njerëz marrin një medikament anti-inflamator për artrit, dhimbje muskulare, dhimbje koke dhe këto barna ndonjëherë ndikojnë në dëmtimin e shtresës së mukusit të stomakut dhe lejojnë acidin të shkaktojë ulçer. Rreth 2 në 10 ulçera në stomak janë shkaktuar nga këto medikamente.
Shkaqe të tjera :
Janë të rralla, por mund të përfshijnë infeksionet virale, sëmundjen Crohn në prani të patologjive të tjera të traktit tretës. Para se të vendoset diagnoza e ulçerës duhet përjashtuar kanceri i stomakut pasi në fazat e para mund të ngtërrohet me të..
Trajtimi
Mjekimi nëpërmjet ndalimit/pakësimit të acideve
Zakonisht rekomandohet përdorimi nga 4 deri në 8 javë i ndonjë medikamenti që redukton në mënyrë të ndjeshme sasinë e acidit që prodhon stomaku. Medikamentet që përdoren më shpesh janë ato të grupit të "frenuesve të pompës protonike" (FPP). FPP-të janë një grup medikamentesh të cilat bëjnë të mundur që qelizat e stomakut të prodhojnë më pak acid. Ato përfshijnë: esomeprazole, lansoprazole, omeprazole, pantoprazole dhe rabeprazole dhe variojnë në emra në varësi të kompanive prodhuese. Në disa raste përdoren medikamente nga nje tjetër grup të quajtura bllokuesit H2. Bllokuesit H2 veprojnë në një mënyrë tjetër mbi qelizat e stomakut por përsëri duke reduktuar prodhimin e acidit. Ato përfshijnë cimetidinën, famotidinën, nizatidinën dhe ranitidinën dhe prodhohen nga marka (kompani) te ndryshme. Megjithatë mjekimi i ulçerës varet dhe nga shkaktarët e saj.
Nëse ulçera shkaktohet nga H. pylori
Shumica e ulçërave të stomakut shkaktohen nga infeksioni i H. pylori-t. Prandaj pjesa kryesore e mjekimit në këtë rast është zhdukja e këtij infeksioni. Nëse nuk asgjësohet ky infeksion, ulçera ka të ngjarë të rishfaqet kur ju të ndaloni së marri mjekimin që ndalon prodhimin e acidit në stomak (mjekimi përmendur më sipër). Dy antibiotikë nevojiten për të zhdukur H. pylori-n. Përveç tyre ju duhet të merrni edhe medikamentin që redukton acidin në stomak. Ky inevojitet për të bërë të mundur që antibiotikët të kryejnë funksionin e tyre siç duhet. Ju duhet ta merrni këtë kombinim medikamentesh (e quajtur terapia e kombinuar) për një javë. Një trajtim i tillë e zhduk infeksionin H. pylori në 9 nga 10 raste. Nëse infeksioni H. pylori zhduket atëherë shanset për një rishfaqje të ulçërës në stomak zvogëlohen shumë. Megjithatë në një numër të vogël njerëzish infeksioni H. pylori rishfaqet në një periudhë të mëvonshme të jetës.
Nëse ulçera shkaktohet nga një medicament anti-inflamator
Nëse është e mundur ju duhet ta ndaloni marrjen e medikamentit anti-inflamator. Gjithashtu ju do të ndiqni një mjekim disa javor për pakësimin e acidit në stomak. Pakësimi i acidit në stomak lejon që ulçera të shërohet. Megjithatë në shumë raste medikamenti anti-inflamator nevojitet për të lehtësuar simptomat e artritit apo dhimbje te ndryshme, ose aspirina për shembull nevojitet për tu mbrojtur nga mpiksjet e gjakut. Në këto situata një opsion është të merret një mjekim për zvogëlimin e acidit në stomak çdo ditë për një kohë të papërcaktuar. Kjo gjë redukton sasinë e acidit të prodhuar në stomak dhe zvogëlon në mënyrë të ndjeshme shanset që ulçera të formohet përsëri.
Trajtimi për shkaqe të tjera të pazakonta
Kirurgjia
Në të kaluarën kirurgjia ka qenë mënyra më e përdorur për të trajtuar ulçerën e stomakut. Kjo gjë ndodhte deri para zbulimit që infeksioni nga H. pylori ishte shkaku i shumicës së ulçerave dhe përpara se medikamentet moderne për pakësimin e acidit në stomak të ishin prezente. Kirurgjia tani përdoret vetëm nëse ndodh ndonjë komplikacion i ulçerës së stomakut, si një shpim apo gjakderdhje.
Pas trajtimit këshillohet kryerja e një endoskopie disa javë pasi trajtimi ka përfunduar. Kjo bëhet për të parë nëse ulçera është shëruar dhe gjithashtu për tu siguruar që "ulçera" nuk ishte për shkak të kancerit të stomakut. Nëse ulçera është shkaktuar nga H. pylori këshillohet që të bëhet një test për të kontrolluar nëse H. pylori është zhdukur. Ky test bëhet të paktën 4 javë pasi terapia e kombinuar ka përfunduar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza