Uldedaj kampion bote në boks
Fiton medalje ari në Azejbarxhan

Uldedaj kampion bote në boks<br />Fiton medalje ari në Azejbarxhan
Boksieri lezhjan i ekipit të Tiranës , Jurgen Uldedaj ka arritur të triumfojë dhe të marrë medaljen e arit duke dalë kampion në turneun "A. Agalamov Cupa 2014" që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit. Në finalen që u zhvillua pasditen e së hënës Uldedaj ka mundur kampionin e Ukrainës duke arritur që të valëvisë flamurin Kuq e zi në Baku.
 
Pasi ka mundur kampionët e Egjiptit dhe të Uzbekistanit, Uldedaj arriti që të shkojë në finale të këtij aktiviteti dhe të triumfojë. Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i tij Sead Bushati. Sipas tij ndeshjet kanë qenë mjaft të forta dhe ka patur një interesim të madh të publikut kjo për faktin se në këtë kompeticion kanë marrë pjesë boksierët me të mirë të botës.

Bushati ka bërë të ditur se epërsia ka qenë në anë të Jurgenit në të gjitha ndeshjet duke i kontrolluar ata dhe duke dalë kampion.
Falë stërvitjes intensive dhe talentin që ka vetë boksieri Uldedaj një gjë e tillë ka qenë pothuajse e parashikuar që prej nisjes së këtij aktiviteti i cili ishte i një rëndësie mjaft të veçantë.

Ky është një tjetër sukses i boksit Shqiptar pasi është hera e parë që vjen një medalje ari në Shqipëri duke i dhënë tjetër vlera këtij sporti. Falë këtij boksieri Shqipëria ka arritur që të përfarohet denjësisht në arenat ndërkombëtare të boksit. Kjo është hera e 3 që Uldedaj arrin të triumfoje. Zanafilla e sukseseve të boksierit Jurgen Uldedaj ka nisur që prej fitores të medaljes të bronzit në kampionatin Evropian të vitit 2013 i cili u zhvillua në Rusi.

Vetëm 2 muaj më parë ai arriti të triumfojë sërish duke marrë medaljen e bronzit në kampionatin Evropian që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë. Edhe në kampionatin botëror të boksit i cili u zhvillua në Bullgari në fillim të këtij viti ku morën pjesë 120 shtete të botës ai arriti që të fitojë vendin e 5, ndërsa medalje e arit të cilën ai arriti që ta fitojë në Azerbajxhan është një tjetër arritje e këtij boksieri.


cmimi


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori