/ATSH-E,Xhajanka/- Banka e Shqipërisë bën të ditut se, interesat e kredive në lekë gjatë muajit Korrik arritën nivelin më të ulët të regjistruar gjatë gjithë vitit dhe një ndër normat më të ulëta historike.
Sipas statistikave të Bankës Qendore, interesi mesatar për kreditë e reja në lekë gjatë Korrikut shënuan nivelin 7.9%, nga 8.4% që ishin në Qershor.
Ekspertët bankar shprehen se, ulja e vazhdueshme e interesave pritet të shërbejë si nxitës i mjaftueshëm për rritjen e kredisë. Nga ana tjetër, në një këndvështrim pak më afatgjatë, çdo rritje e formalizimit të ekonomisë do ta bënte më të lehtë marrëdhënien e bizneseve me sektorin bankar. Një biznes më i formalizuar është një biznes më i besueshëm për kreditorin që e financon.
Ndërkohë sot Këshilli Mbikqyrës i BSH-së do të zhvillojë mbledhjen e radhës ku do të diskujtojë mbi ndryshimin ose jo të normës bazë të interesit për lekun.