Vendi ynë do të vijojë që të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta, të cilat do të ulen lehtë në mesditë.
Sipas MeteoAlb kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë në të gjithë Republikën e Shqipërisë gjatë paradites. Parashikohet që pasditja të lër me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore duke rrezikuar edhe shira të papërfillshëm.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.