Ulen ndjeshëm infektimet nga COVID në Kosovë, regjistrohen 14 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë

Ulen ndjeshëm infektimet nga COVID në Kosovë, regjistrohen 14 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë

Foto ilustruese

KOSOVË- Numri i infektimeve nga koronavirusi në Kosovë është ulur ndjeshëm. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 14 raste të reja me COVID, ndërkohë që 2 qytetarë kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 1.095 pacientë aktivë. Në 24 orë janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm i të shëruarve në 156.333.  

Nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë janë vaksinuar 1.456.845 qytetarë, ku 632.567 i kanë marrë të dyja dozat.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve