Ulen ndjeshëm vdekjet në Itali, 174 viktima në 24 orë, numri më i ulët që prej 10 marsit! Rritet numri i të shëruarve 1740 persona në një ditë

Ulen ndjeshëm vdekjet në Itali, 174 viktima në 24 orë, numri më i ulët që prej 10 marsit! Rritet numri i të shëruarve 1740 persona në një ditë

Kurba në Itali është në rënie prej ditësh dhe këtë e konfirmojnë numri i viktima që vijon të ulët por dhe numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital. Të dhënat e sotme tregojnë numrin më të ulët të të vdekurve dhe të infektuarve që nga data 10 mars.

Gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 174 viktima, ndërsa ka dhe një  ulje të numrit të personave të shtruar në spital.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 1740 persona duke çuar në një total prej  81,654 të shëruarish.

Edhe numri të shtruarve në spital ka pësuar ulje, konkretisht në kujdes intensiv janë  gjatë 24 orëve të fundit 1501 persona, 38 më pak se dje.

Rastet e reja në 24 orët e fundit ishin 1 389 duke shënuar ulje nga 1900 që ishin një ditë më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Taulant Seferi firmos në Superligën turke të futbollit për 3 sezone

Zyrtare/ Taulant Seferi firmos në Superligën turke të futbollit për 3 sezone