Policia e Durrësit ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për një rast kanosjeje me armë zjarri, të ndodhur në muajin tetor.
Në pranga ka rënë Gerald Gusholli, alias “Berdica”, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe person me precedent penal. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së 11 tetorit 2025, në fshatin Fllakë, ku shtetasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një person, për motive të dobëta.
Pas ngjarjes, 31-vjeçari është larguar nga vendngjarja dhe ka qenë në kërkim nga policia . Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 01.11.2025, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Arrestimi i tij u krye pas lokalizimit nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Komente









