Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se këtë vit ekonomia ka dhënë shenja përmirësimi dhe pritet që rritja të jetë më e lartë krahasuar me vitin e kaluar. Normat më të ulëta të interesit për kredinë bankare janë një faktor që mund ta favorizojë rimëkëmbjen e investimeve në ekonomi. Ndërkohë që në raportin e BSH shihet se edhe interesat e depozitave, që në muajin qershor prekën vlerat më të ulëta të historike.
Sipas Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar për depozitat 12 mujore në lekë, ishte 1.8%, ndërkohë që një vit më parë ishte 4.6%. Edhe trajektorja e interesit të depozitave reflekton kursin e politikës monetare, që synon të ulë interesin për të kursyer dhe të nxisë shpenzimet.
Megjithatë, veç politikës monetare, ulja drastike e interesit të depozitave po ndikohet edhe nga kërkesa e dobët për kredi. Instrumenti kryesor i investimit të fondeve në lekë ngelen bonot qeveritare dhe oferta e lartë për to i ka ulur edhe interesat e titujve të qeverisë në vlerat minimale historike.
/Shqiptarja.com