Ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar reshjet e para të borës në Kukës. Në qytetin e Kukës reshjet e borës janë me intensitet të ulët ndërkohë që lartësitë 800 m mbi nivelin e detit bora është me intensitet të lartë.
Bora në zonat e ulëta po shoqërohet me shi ndaj lagështia në rrugë është shkak për probleme në qarkullimin e automjeteve, deri më tani nuk raportohet për probleme në qarkullimin rrugor por duhet kujdes, pritet që në ditët në vijim të rritet intensiteti i rënies së borës.
Bora Shishtavec
Me nisjen e reshjeve të dëborës ARRSH ka njoftuar se në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë trashësia e dëborës ka arritur 10 cm, duke paralajmëruar autotmjetet që zgjedhin të kalojnë në këtë aks rrugor të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
"Filluan reshjet e para për këtë vit Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.
Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, raporton ARRSH.