Moti i qëndrueshëm do të vijojë dhe ditën e sotme. Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe motit të freskët deri në mesditë në të gjithë vendin tonë.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave dhe ndonjë shi të izoluar në veri të vendit ndërsa pjesa tjetër do të vijojë me kthjellime.

Sipas MeteAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.