Ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në vendin tonë do të diktojnë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në zonat malore.
Reshjet do të përfshijnë orët e para të mëngjesit dhe zonat e ulta dhe bregdetare të cilat do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen më të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -2°C në 11°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fort në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5-6 ballë.
Komento