Ka qenë një mrekulli fakti që shpëtuan të gjithë pasagjerët nga një aksident i frikshëm ajror. Gjithçka ndodhi në Meksikë, teksa një avion me 103 pasagjerë në bord u rrëzua pak pasi ishte ngritur nga aeroporti i “Victorias” në Guadalupe.

Manovrimi perfekt i pilotëve i shpëtoi të gjithë pasagjeret pavarësisht se 85 prej pasagjerëve u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Sipas Corriere.it, njëri prej pasagjerëve ka fiksuar në një video momentet dramatike kur avioni po rrëzohej. Në sfond dëgjohen ulërima ndërkohë që avioni bën kontaktin me tokën.