Ulet importi i miellit drejt Shqipërisë
Në Morinë nga 8, hyn vetëm 1 kamion

Ulet importi i miellit drejt Shqipërisë<br />Në Morinë nga 8, hyn vetëm 1 kamion
Importi i miellit nga Kosova drejt Shqipërisë është ulur ndjeshëm, dhe kjo pas urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë në vendin tonë, për të ndaluar hyrjen e miellit me nivel proteine nën 12.5 %.

Ky vendim i cili hyri në fuqi më 1 Tetor, ka nisur të zbatohet në pikat doganore nga inspektorët e AKU-së Agjencia Kombëtare e Ushqimit dhe Dogana shqiptare.

Xhevat Shahu, agjent doganor në pikën e kalimit kufitar të Morinit thotë për “Kohën Ditore” se në datat 1 dhe 2 tetor ka hyrë në Shqipëri vetëm një kamion me miell nga Kosova nga 7-8 kamionë që hynin në ditë, para se të hynte në fuqi urdhri i Ministrisë së Bujqësisë. 

Ishte ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ai që paralajmëroi ndryshimin duke u shprehur se “shqiptarët duhet të furnizohen me miell dhe jo me krunde”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari