Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë. Konkretisht nga 197 lekë për litër që ishte, nafta do të shitet me 192 lekë për litër. Benzina ka pësuar ulje çmimi me vetëm 2 lekë, pra nga 189 lekë që ishte do të shitet me 187 lekë për litër.
Ndërsa gazi që për shumë kohë mbeti i pandryshuar, do të shitet 2 lekë më shumë. Nga 69 lekë/litër që ishte, nga sot do të jetë 71 lekë/litër.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 98 lekë/litër”, njofton Bordi i Transparencës.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
ISHTE BËHET
Çmimi i naftës 197 lekë/litër 192 lekë/litër
Çmimi i benzinës 189 lekë/litër 187 lekë/litër
Çmimi i gazit 69 lekë/litër 71 lekë/litër
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor, 13:36
-
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku: Tre arsyet pse produktet ushqimore në Shqipëri janë më të shtrenjta krahasuar me vendet e BE-së
10 Nëntor, 13:00
-
BSH: Kriza e inflacionit i përket së shkuarës! Bizneset pa punonjës edhe pse rritën pagat
15 Gusht, 16:57
-
Rritja e çmimeve mbetet e ulët, inflacioni zbret në 2.1% në qershor
10 Korrik, 07:24
-
Çmimi i naftës bruto në bursë zbret në 77 dollarë fuçia! Në nivelin më të ulët prej dhjetorit 2023
4 Qershor, 17:47
-
Teknologji e re për prodhimin e naftës, ambasadorja kineze, Pang Chunxue: Kompania 'Bankers' impakt pozitiv në ekonominë shqiptare
10 Prill, 14:32
-
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
8 Prill, 16:51
-
Ballsh/ Shpërthen një depozitë me mbetje nafte bruto
1 Mars, 17:25
-
Lufta e Rusisë në Ukrainë goditi ekonominë dhe në Shqipëri, çmimet u rritën në ‘stratosferë’
28 Shkurt, 10:13
-
Banka e Shqipërisë: Vendi mund të përballet me valë inflacioni! Shkak konfliktet rajonale dhe mungesa e punëtorëve
15 Shkurt, 17:27
-
Inflacioni në janar zbriti në nivelin më të ulët të 2 viteve, por çmimet e ushqimeve u rritën me 5.3%
13 Shkurt, 11:17
-
Në fundvit çmimet në Shqipëri u rritën më shumë se në BE! Eurostat: Në 2023 u shtrenjtua gjithçka me përjashtim të transportit
17 Janar, 15:48