Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është ulur me 7.7 dollarë brenda javës dhe aktualisht në bursë fuçia e naftës po tregtohet me 76.7 dollarë, ndërkohë që në fund të muajit nëntor kushtonte 84.5 dollarë.
Por kjo rënie e çmimit të naftës në bursë nuk është reflektuar ende në tregun vendas, pasi kompanitë vijojnë ta shesin naftën në vlerat 195-199 lekë/litri, me lëvizje të lehta që prej muajit nëntor.
Bursa e naftës ka qenë e luhatshme në javët e fundit, për shkak të luftës që vijon në Ukrainë dhe tensioneve Palestinë-Izrael, që vënën në pikëpyetje mjaftueshmërinë e naftës në treg.
Le te ulet sa te doje se ne Shqiperi ka vetem NGRITJE,NGRITJE,NGRITJE.....rrofte QIVERIA.....
PërgjigjuShikoni merruni me vjedhjen e pulave ne Roskovec.
Përgjigju