Interesat e bonove 12 mujore u ulen më tej në ankandet e të martës, duke regjistruar një rekord të ri në nivelin prej 1.71%.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ne ankand u shiten 9.2 miliardë lekë bono, ndërsa kërkesa shte per 14.1 miliardë lekë.
Rënie e interesave po shihet edhe në titujt afatgjatë.

Në ankandin e të hënës, obligacionet dyvjeçare u emetuan me një interes mesatar prej 2.3%, çka përbën, edhe në këtë rast, një vlerë minimale historike. Nga tre miliardë lekë obligacione të ofruara nga qeveria shqiptare, kërkesat totale në ankande prekën vlerën e 5.5 miliardë lekëve.

Ekspertet shprehen se kjo situatë është rezultat i njëkohshëm i gjendjes shumë likuide të sistemit financiar, por edhe e uljes së ndjeshme të kërkesës për financim nga qeveria shqiptare gjatë muajve të fundit./ATSH/