Ulet nafta me 5 lekë të tjera, nga sot çmimi 226 lekë/litri! Bie dhe çmimi i benzinës, 208 lekë/litri! Gazi shkon në 114 lekë/litër

Ulet nafta me 5 lekë të tjera, nga sot çmimi 226 lekë/litri! Bie dhe çmimi i benzinës, 208 lekë/litri! Gazi shkon në 114 lekë/litër

Foto ilustruese

Nafta, benzina dhe gazi, do të kushtojnë më lirë në pikat e karburantit duke filluar nga dita e sotme. Nafta do të tregtohet me 226 lekë/litri, nga 231 që ishte një ditë më parë, duke pësuar një zbritje prej 5 lekësh.

Çmimi i benzinës është ulur me 4 lekë, duke shkuar në 208 lekë/litri, nga 212 që ishte. Çmimi i gazit ka rënë në 114 lekë/litër, nga 115 që ishte.

Vendimi u mor nga Bordi i Transparencës ditën e djeshme dhe do të jetë në fuqi deri në mbledhjen e radhës, por nuk bëhet me dije se kur do të zhvillohet.

Të gjitha pikat e karburanteve në vend janë të detyruara të zbatojnë këtë vendim, ose në të kundërt rrezikojnë gjobë apo deri edhe në mbyllje të aktivitetit.

Njoftimi i plotë i Bordit të Transparencës

Bordi i Transparencës në datë 1 Prill 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 214 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 208 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 114 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 102 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2  prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samuel: 02/04/2022 16:21

    Bordi i transparences po ben sa mundet. Ishalla dalim sa me shpejt nga kjo krize.

    Përgjigju
  • Alban: 02/04/2022 16:17

    Cmimi po rritet ne gjithe boten , bordi po mundohet ta mbaje nen kontrrol cmimet ????????

    Përgjigju
    • Moni: 02/04/2022 16:48

      Po duhet te kontrollohen pra qe ti perballoje popull

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen