Ulet nafta me 6 lekë të tjera, sot dhe nesër do të shitet me 231 lekë/litri, benzina rritet me 1 lekë! Çmimi i gazit bie në 115 lekë/litri

Ulet nafta me 6 lekë të tjera, sot dhe nesër do të shitet me 231 lekë/litri, benzina rritet me 1 lekë! Çmimi i gazit bie në 115 lekë/litri

Çmimet ne karburante

Nafta ka pësuar sërish ulje në treg në pikat e karburantit. Nafta sot shitet me 231 lekë për litër, duke rënë me 6 lekë të tjera, ndërsa benzina ka pësuar një rritje të lehtë me 1 lekë, duke u shitur në treg 212 lekë/ litër.

Çmimi i gazit ka rënë në 115 lekë/litri, nga 116 për litër që shitej në ditët e kaluara. Pra një rënie e lehtë pas rritje me 6 lekë që pësoi 2 ditë më parë.

Ky vendim u mor nga Bordi i Transparencës ditën e djeshme dhe do të jetë në fuqi edhe për ditën e nesërme. Bordi do të mblidhet sërish ditën e nesërme, me qëllim pasqyrimin në çmim të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Kjo ulje e çmimit të karburantit vjen pas rënies edhe në bursën ndërkombëtare, pasi këtë të premte 1 fuçi naftë luhatet në vlerën 102-103 dollarë. ndërkohë pak ditë më parë çmimi për fuçi arriti deri në 120 dollarë në datat 24 dhe 25 mars. Ndërkohë në krahasim me fillimin e muajit mars, çmimi sot është 10 dollarë fuçia më pak.

Vendimi i Bordit të Transparencës datë 31.3.2022

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 31 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

1.        Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 01.04.2022 deri më datë  02.04.2022, si më poshtë:

•          219 Lekë/litri për gazoilin;

•          200 Lekë/litri për benzinën;

•          103 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

 

2.        Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 01.04.2022 deri më datë 02.04.2022,  si më poshtë:

•          231 Lekë/litri për gazoilin;

•          212 Lekë/litri për benzinën;

•          115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  1 Prill, deri në datë 2.4.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

Lajm në përditësim...

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 01/04/2022 20:40

    Qmimi i Naftës në Shqipëri i njejet me ate në Suedi… e pa kuptueshme dhe e pa besueshme

    Përgjigju
  • Bardhi: 01/04/2022 13:08

    brendi ka shkuar ne 104 $ cmimi duhet te ishte 209 Lek sipas metologjise se bordit , ajo vazhdon tregtohet me mbi 230 lek

    Përgjigju
  • Ariu: 01/04/2022 10:55

    Po te shikoni grafikun dhe te kujtoni periudhen 16 deri 21 mars. Cmimi ne burse e keni tek grafiku ndersa cmimi ne shqiperi ishte 203 lek per liter. Nese veprohej njesoj si atehere kur protesta ishte ne kulm sot cmimi do duhet te ishte 215 lek.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë