Ulet në Rinas avioni me pasagjerë nga Bjellorusia, Hungaria ‘tradhtoi’ BE pas vendosjes së sanksioneve (Itinerari)

Ulet në Rinas avioni me pasagjerë nga Bjellorusia, Hungaria ‘tradhtoi’ BE pas vendosjes së sanksioneve (Itinerari)

Foto ilustruese

Shqipëria ka lejuar uljen e avionit nga Bjellorusia këtë të mërkurë. Pavarësisht sanksioneve të vendosura nga BE, vendi ynë ka pritur në Rinas avionin bjellorus në orën 15.35 të ditës së sotme. Për të mbërritur në Shqipëri pas bllokimit që i bëri fluturimeve BE, avioni ka kaluar nga Hungaria që gjithashtu është shtet i BE por e ka lejuar të kalojë. Burime për Report TV nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministra e Jashtme pohuan se ulja është lejuar pasi nuk është bërë asnjë kërkesë nga NATO dhe BE për të ndaluar fluturimet me këtë shtet.

Ndërkohë një ditë më parë shefat e shteteve dhe të qeverive të BE-së pas konsultimeve në Bruksel vendosën  t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së, pas uljes së detyruar të avionit Ryanair-it që çoi në arrestim e një gazetari bjellorus.

BE të hënën vendosi sanksione kundër Bjellorusisë, përfshirë ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të bllokut 27 vendësh nga linjat ajrore bjelloruse. Ky vendim erdhi si reagim ndaj devijimit të detyruar të avionit Ryanair me pasagjerë, për të arrestuar gazetarin Raman Pratasevich. Avioni po fluturonte nga Greqia në Lituani të dielën kur u “rrëmbye”. BE kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarit Pratasevich, i cilësuar si kundërshtar kryesor i Presidentit autoritar të Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

Udhëheqësit e BE-së u kërkuan gjithashtu të gjithë agjencive ajrore me bazë në BE të shmangin fluturimin mbi Bjellorusi, ranë dakord të vendosnin sanksione ndaj zyrtarëve të lidhur me devijimin e fluturimit të dielën dhe i kërkuan Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të fillojë një hetim për ngjarjen që ata e shohin si një veprim të pashembullt dhe që disa thanë se ishte terrorizëm shtetëror ose pirateri.

Itinerari që ka përshkuar avioni

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:09
Sanksionet e BE/ Hungaria lejoi kalimin e avionit nga kryeqyteti i Bjellorusisë, Minsk! Charteri me turistë u ul në Rinas

Avioni Bjellorus që është ulur në Rinas, ka ardhur nga Minsk duke kaluar përmes Hungarisë. Charteri i ulur në Rinas ishte me turistë bjellorusë.  Minsk është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Bjellorusisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lori: 26/05/2021 19:43

    BE nuk na pranon dhe Shqiperia nuk ka perse humbet turistet per interesa te BE-se qe nuk na do.

    Përgjigju
  • Turi: 26/05/2021 18:58

    shume mire qe se ndaluan. po na vijne pjeshkat bjelloruse.

    Përgjigju
  • LORA: 26/05/2021 18:24

    Qofte me breqet dhe shendet sezoni turistik 2021 ne Shqiperine tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja