Banka e Shqipërisë ka ulur për të dytën herë radhazi brenda këtij viti normën bazë të interesit, duke e çuar në minimumin historik prej 1.25%. Lajmi u bë publik nga Guvernatori Gent Sejko, sipas të cilit megjithëse në trajektore pozitive, ekonomia gjendet nën potencialin e saj të zhvillimit.
Nisma synon nxitjen e huadhënies nga sistemi Bankar, i cili, sipas Guvernatorit duhet të jetë më kurajoz në vendimet për kreditim.
"Në përgjigje të tyre, në vazhdim të analizave dhe parashikimeve të Raportit Tremujor të Politikës Monetare, të miratuar sot nga Këshilli Mbikëqyrës, si dhe në linjë me qëndrimin e mëparshëm të politikës monetare, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit. Kjo ulje e normës bazë të interesit synon rritjen e stimulit monetar në ekonomi.
Nëpërmjet reduktimit të normave të interesit në tregun financiar, politika jonë monetare synon të mbështesë rritjen e mëtejshme të kredisë, të konsumit dhe të investimeve private. Kjo lëvizje sinjalizon gjithashtu vullnetin e Bankës së Shqipërisë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në përputhje me objektivin e saj të inflacionit."-tha Sejko
Guvernatori bëri me dije se inflacioni në tremujorin e parë të vitit rezultoi në shifrat 0.7%, ndërkohë që klima e biznesit vazhdon të mbetet e luhatshme
"Banka e Shqipërisë gjykon se sistemi bankar duhet të tregohet më realist dhe i guximshëm në vendimet e tij të kreditimit. Transmetimi i plotë i efekteve të politikës monetare në tregjet financiare do të shoqërohet me rritjen e interesimit të bankave ndaj kreditimit. Gjithashtu, suksesi i planit të masave për reduktimin e kredive me probleme do të ndihmojë në uljen e rrezikut të perceptuar të kreditit. Të dy këta faktorë krijojnë premisa për një ecuri më të mirë të kredisë në të ardhmen. Në terma afatmesëm, rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim gjatë viteve 2017 e 2018.
Në këtë horizont kohor, ajo pritet të reflektojë më mirë efektet e politikës monetare stimuluese dhe të gjejë një mbështetje më të madhe nga përmirësimi i mjedisit botëror. Ekonomia shqiptare parashikohet të kthehet gradualisht në ekuilibër gjatë vitit 2017, duke ndihmuar në kthimin e inflacionit në objektiv rreth fundit të vitit 2018. Të dy këto projeksione shfaqin një shmangie të lehtë nga parashikimi paraardhës, ndërkohë që balanca e rreziqeve vazhdon të qëndrojë në kahun e poshtëm."-tha Sejko
Fjala e plotë e Guvernatorit të BSH
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e plotë e Guvernatorit të BSHRedaksia online
(s.m/shqiptarja.com)