KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 498 persona dhe janë raportuar 8 viktima.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave ka pësuar ulje.
Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 gjatë 24 orët e fundit është 641.
Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 104 raste, Gjilan 40 raste, Pejë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjakovë 27 raste, Prizren 22 raste, Skenderaj 23 raste, Obiliq 18 raste, Podujevë 17 raste, Istog 12 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Lipjan 11 raste, Deçan 9 raste, Drenas 7 raste, Klinë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, dhe një rast komuna Hani i Elezit.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç).
Numri total i infektimeve ka shkuar 101.153, ndërkohë që ai i viktimave është 2.061 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së djeshme.
Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar më 28 mars kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.
Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet ishin mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh janë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.
Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.
Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.
Disa ditë më parë në vend ka nisur vaksinimi i personave mbi 85-vjeç në të gjithë vendin.