Ulet sërish çmimi i naftës, bie nën
170 lekë për litër, pritet ende ulje

Ulet sërish çmimi i naftës, bie nën<br />170 lekë për litër, pritet ende ulje
Çmimi i naftës ka shënuar rënie ditët e fundit me 6-7 lekë për litër, për të dytën herë që nga fundi i muajit gusht. Në pikat e tregtimit më pakicë të Kastratit, operatori më i madh i naftës në vend nga qarkullimi vjetor, një litër naftë tregtohet me 167 lekë për litër, nga 174 lekë që tregtohej më parë. Ndërsa benzina ka zbritur nga 176 lekë në 168 lekë për litër.

Tek operatorët e tjera nafta ishte ulur më parë në rreth 170 lekë për litër, por pritet një reduktim tjetër, në ndjekje të kompanisë kryesore në treg.

Rënia e qëndrueshme e çmimeve në tregjet ndërkombëtare është arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje. Pasi u rrit vazhdimisht gjatë pjesës së parë të këtij viti, për të arritur në gati 180 lekë, duke reflektuar shtrenjtimin në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e taksës së qarkullimit me 10 lekë për litër, nafta shënoi për herë të parë rënie në fund të muajit gusht, me 10 lekë për litër.

Në bursat ndërkombëtare, nafta referencë europiane, Brent, tregtohet me 49 dollarë për fuçi. /Marrë nga Minitor/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu