'Ulim importet me Serbinë', Kurti: Synimi ynë të rrisim bashkëpunimin tregtar me Shqipërinë

'Ulim importet me Serbinë', Kurti: Synimi ynë të rrisim bashkëpunimin tregtar me Shqipërinë

Albin Kurti

KOSOVË- Gjatë seancës së sotme plenare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar ulje të importeve me Serbinë. Gjatë një debati me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, Kurti tha se synimi i qeverisë do të jetë rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.

“Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018-të, kur nuk ka pasur lëvizje të madhe në çmimet ndërkombëtare, Kosova ka importuar fiks 212.1 milionë euro, kjo është hiç më pak se 60% më shumë se vlera i importeve se në 6 mujorin e parë të këtij viti. Krahas kësaj ulje të importeve nga Serbia, që unë pajtohet se duhet të ulet më shumë dhe do të punojmë për uljen e mëtejmë përmes masave që do të marrim. Krahasuar me periudhën e qeverisjes suaj në 6 mujorit të parë të vitit 2018 ne kemi rritje prej 38% nga Shqipëria dhe rritje prej 80% të eksporteve drejtë Shqipërisë. Ky është synimi jonë afatgjatë, pra forcimi i bashkëpunimet tregtar me Shqipërinë”, tha ai.

Kujtojmë që gjatë muajit nëntor pritet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)