Kryeministri Edi Rama prezantoi sot uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin deri në 700 më. Rama e cilëson si një arritje historike këtë ulje të energjisë që nuk ka ndodhur kurrë këto 35 vite. Ai shton se nga kjo ulje përfitojnë 1 mln konsumatorë, ndërsa rritet mbrojtja për qytetarin.
'Mendoj se është dita për tu fokusuar tek një fakt historik si ulja e çmimit të energjisë. E përsëris në 35 vite që kur ndryshoi forma e qeverisjes nuk u ul kurrë çmimi i energjisë. Vetëm është rritur. Theksoj që ne e kemi gjetur sektorin në një katastrofë të nivelit botëror, të krahasueshme me vende ku nuk e dimë ku janë. Nuk kishte lidhje me Evropën ku jetojmë. Niveli i humbjeve për shkak të vjedhjeve haptazi ditën për diell me bekimin elektoral, edhe me ndihmën e injorancës së paaftësisë qeverisëse shkonte 50%. Tek ai 51% i pjesës që nuk hyn tek humbjet nga vjedhjet dhe nga kaosi i menaxhimit vetëm 65% paguanin. Tjerët e merrnin energjinë po nuk paguan.
Kishte një fashë medemek mbrojtëse. Fashë kaosi, futeshin shumë revolucionarë me tesera partish në pushtet që ndanin katet e vilave dhe paguanin sipas katit. Dhe ajo fashë mbronte pak më shumë se 100 mijë konsumatorë. Sot kategoria që përfiton është mbi 1 mln konsumatorë. 10 herë më e madhe është mbrojtja dhe përkujdesja që i jep qeveria dhe sektori publik qytetarit. Një pension minimal plus nga ulja e çmimit. Që për pensionistët është e madhe, kjo qeveri çdo vit paguan drejt për drejt në faturën e tyre të energjisë mbi 20 mln euro. Ja derdh OSHEE-së dhe i thotë këta në faturë kanë këtë kompensim.'
Lajmi kryesor:
Ulet 1 lek çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë për vitin 2025! Rama: E para pas 35 viteve! E mirëmenduar e konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
16.9%
-
Gafë
76.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Akuzat se uli çmimin e energjisë për zgjedhjet, Rama: E pavërtetë, s' kemi bërë asgjë me karakter elektoral vite më parë, jo tani që marrim fitoren e 10 radhazi
8 Janar, 19:22
-
Shpërthen kabina elektrike në Lezhë, 22 familje pa drita, po punohet për rikthimin e energjisë (VIDEO)
8 Janar, 18:03
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ulet me 1 lek çmimi i energjisë për mbi 1 milion familje! SHEMBUJ se sa do kurseni nga fatura në muaj
8 Janar, 16:18
-
Ulja e çmimit të energjisë, Berisha kundër: Favorizon të pasurit! Bardhi: Tallje për qëllime elektorale, Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut
8 Janar, 15:41
-
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
8 Janar, 14:11
-
Ulet 1 lek çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë për vitin 2025! Rama: E para pas 35 viteve! E mirëmenduar e konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë
8 Janar, 12:09
-
Fluturime direkte me Izraelin, Rama: Forcojnë marrëdhëniet mes vendeve! Hap mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe biznes
8 Janar, 11:36
-
Nga 1 shkurti ulet me 1 lek çmimi i energjisë elektrike për konsumin deri 700 kWh në muaj! Nuk ndryshon mbi këtë fashë
8 Janar, 11:21
-
Lumi Vjosa, mbretëresha e lumenjve të egër dhe të apasionuarve pas rafting (FOTO)
8 Janar, 09:30
-
Bamir Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit! Berisha e sheh pushtetin me dylbi, i garanton Ramës mandatin 4
7 Janar, 19:51