Duket se mosrealizimi i të ardhurave do ta shoqërojë buxhetin e shtetit edhe për vitin 2016. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha në Komisionin e Ekonomisë se ulja drastike e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare pritet të tkurrë me 3 miliardë lekë të adrhurat nga akciza dhe nga renta e karburanteve për vitin që sapo nisi.
‘Ne këtu ishim të gjithë bashkë, të gjitha institucionet i kemi pyetur. Kemi marrë për bazë çmimet e naftës duke kujtuar se nuk do kishte më ulje të çmimit të naftës dhe kjo ishte pika fundore e çmimit të naftës, dhe me të miratuar buxhetin e vitit 2016, filloi rënia e çmimit të naftës dhe nga 25 lekë që ne llogarisnim, të mermin në buxhet me çmimet që ishin në atë kohë, do të marrim 20 lekë. Që tani ka goditje me buxhetin 2016. Në atë kohë nuk gjetëm asnjë parashikim ndërkombëtar me emër në botë, bindës që çmimet e naftës e të gazit do të bien në këto nivele që kanë rënë dhe që mendohet se do të qëndrojnë deri në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Na mirëkuptoni se jemi nën efekt, sepse ne nuk kemi as në ministrinë e Financave as në Institucionet e tjera studiues të mirëfilltë që merren me çmimet ndërkombëtare dhe ekonominë botërore në aspektin e gjerë. Kjo është kosto për ekonominë. Kështu është çmuar dhe besoj se kështu duhet të jetë. Ne mundet të marrim si vlerësim atë që sjellim organizmat ndërkombëtarë. Lidhur me thatësirën nuk është se e bëjmë ne këtë parashikim”, deklaroi ministri Cani.
Opozita akuzoi në Komision se mosrealizimi i të ardhurave vjen për shkak të paaftësisë së Qeverisë për të parashikuar saktë zërat buxhetorë, po edhe për shkak të korrupsionit e kontrabandës. Duke ju referuar dy akteve normative për ndryshimet buxhetore të ndërmarra dhjetorin e shkuar, Ish zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu theksoi se vetëm ditën e fundit të vitit nga thesari i shtetit janë kryer një numër rekord prej 2617 transaksionesh me një vlerë prej 6.3 miliardë lekësh.
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi vetëm me votat e mazhorancës dy aktet normative për ndryshimet buxhetore të miratuara nga Qeveria gjatë dhjetorit të Shkuar. Deputetët e djathtë braktisën votimin duke i i konsideruar korruptivë të dyja ndërhrjet në buxhet gjatë ditëve të fundit të vitit.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com