Ulja e kamatvonesave për energjinë
Basha:Fitoi sovrani,frikë nga protesta

Ulja e kamatvonesave për energjinë<br />Basha:Fitoi sovrani,frikë nga protesta
Uljen me 80% të kamatvonesave nëse debitorët familjarë i shlyejnë këto fatura të prapambetura deri më 1 Mars të vitit 2015, kreu i PD-së e ka cilësuar një hap të deturyar nga protesta e opozitës në 22 nëntor. Ndërsa e cilësoi një tërheqje të qeverisë, Basha tha se kjo është një fitore e sovranit.
 
“Ne, opozita, Partia Demokratike kërkuam në mënyrë të përsëritur, që qeveria të aplikonte një sistem ku t’u jepte mundësi qytetarëve të shlyenin detyrimet e tyre me këste të përballueshme. Kërkuam shansin që detyrimet e ligjshme të paguheshin me këste të përballueshme dhe të arsyeshme.Por Edi Rama insistoi në kursin e tij të marrë, duke u shtrënguar qytetarëve të vendit lakun në fyt. Kërkoi t’u marrë edhe kacidhen e fundit, por kur u mori dhe kacidhen e fundit dhe qytetarëve u mbeti vetëm shpirti, i plasi edhe në burg, me aksione policore banditeske që nuk kursyen as gra, kryefamiljarë, e vajza të mitura.Dhe teksa tundte kërbacin mbi qytetarët e pamundur, vetë ai, Edi Rama, solli në krye të OSHEE-së, hajdutë të pashembullt të energjisë, persona më precedentë penalë, militantë të verbër pa asnjë arsimim, të zhytur në  abuzime e korrupsion,  te cilët nëpërmjet abuzimit me mbifaturim apo vendosjes se faturave aforfe, sollën mundësi reale mospagimi nga qytetaret.Tërheqja që bëri sot Edi Rama nga kursi i tij i marrë është një lëvizje e detyruar nga bashkimi i zërit të qytetarëve në protestën e madhe popullore të 22 nëntorit.Nuk është një zgjedhje e tij, të jemi të qartë. Zgjedhja që bëri Edi Rama, ishte e kundërta, ishte kundër zërit të qytetarëve, kundër kërkesave të përsëritura të tyre dhe të opozitës",  deklaroi Basha.

Basha përsërit kërkesën për faljen e kamatvonesave mbi faturat abuzive, pezullimin e pagesave për faturat e ankimuara, dhe trajtimin e shpejtë të ankesave të qytetarëve.

"Sot dua të përsëris propozimin e Partisë Demokratike:për faljen e të gjithë kamatvonesave të debitorëve të energjisë elektrike të akumuluara ndër vite si pasojë e abuzimit me faturën  e energjisë elektrike nga ana e shtetit.Pezullimin e pagesës së faturave, për të gjithe rastet për të cilat ka një ankimim si mbifaturim, pezullimin e menjëhershëm të ekzekutimit të këtyre faturave dhe mosnderprerjen e energjisë për qytetarët.Ngritjen e një sistemi verifikimi të shpejtë për të gjitha ankesat e akumuluara për këtë çështje, për t’i kthyer përgjigje në kohë qytetarëve dhe për të shmangur në kohë pagesat dhe akumulimin e faturave abuzive dhe kamatvonesave:, deklaroi Basha.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore