VLORË- Rreth 300 subjekte më shumë do t’i shtohen qytetit të Vlorës në këtë sezon veror.
 
Sipas drejtoreshës së tatimeve, investimet në qytetin e Vlorës si dhe ulja e TVSh nga 20 % për bizneset,kanë bërë që vetëm në fushën e  hotelerisë dhe restoranteve  të shtohen dhe regjistrohen pranë Drejtorisë së Tatim Taksave në Vlorë.
 
Sipas drejtoreshës Pranvera Resulaj, procesi i regjistrimeve dhe çregjistrimeve për subjektet e reja është dinamik.
 
Ajo çfarë është më dominuese në regjistrimet e bizneseve të reja kryesisht janë biznese me të ardhura nga turizmi .
 
“Vlora edhe për shkak të aktivitetit që dominon, që është operatori turistik, sigurisht që ka ato flukset e veta në prag sezoni ka një “bum” regjistrimesh të reja. Ne kemi të paktën 300 subjekte që janë në fushën e hotelerisë të cilët janë ata që përfitojnë drejtpërsëdrejti nga ndryshimi shkallës tatimore për TVSH nga 20% në 6%, që ndoshta është dhe më i ulët në rajon. Kemi një ndryshim shumë të madh. Sapo kam nxjerrë një shifër sa o përkeqt qarkullimit të para dy vjetësh, ku nga një qarkullim 300 mln është vërë në 800 mln vetëm në një hark kohor prej dy sezonesh. Kjo është një shifër shumë e madhe dhe kjo na imponon që ka një ndërgjegjësim dhe ndryshim”, shprehet drejtoresha e Tatimeve në Vlorë  Pranvera Resulaj.
 
E pyetur nëse prag fushata ka ndikuar në luftën kundër informalitetit,  Resulaj u shpreh se  fushata elektorale nuk shkakton ndërhyrje në administratën e Tatimeve , madje sipas saj vetëm në dy sezonet e fundit ka pasur një qarkullim lekësh më një vlerë nga 300 mln në 800 milionë lekë, ç’ka do të thotë se edhe bizneset janë ndërgjegjësuar për prerjen e kuponit tatimor apo edhe përdorimin e kasave.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)