Ulja e tatimit mbi dividendin, KLSH: Amnisti fiskale e njëanshme, krijoi pabarazi fiskale

Më shumë se një vit nga hyrja në fuqi e ligjit për reduktimin e normës së tatimit mbi dividentin nga 15 në 8%, auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit e konsideron këtë ndryshim si një amnisti fiskale të njëanshme.

Në auditimin e kryer për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në përfundimin se një vendim i tillë ka krijuar pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët, të cilët gjatë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, duke zbatuar një normë tatimi prej 15%. Dividendi është pjesa e fitimeve që një kompani u shpërndan aksionerëve të saj.

Sipas KLSH-së të gjithë atyre aksionerëve, të cilët nuk kishin shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, ndryshimi ligjor ju dha një lehtësim fiskal, duke aplikuar një tatim prej 8%. Por gjithashtu KLSH pranon se ky vendim ka rritur deklarimin e aksionerëve të cilët kanë derdhur më shumë të ardhura nga ky tatim në vitin 2019, sesa në vitet më parë. Sipas raportit, ka pasur edhe disa subjekte që kanë përfituar nga kjo masë e ndërmarrë dhe kanë derdhur edhe dividentin e padeklaruar më parë.

Për këto arsye KLSH ka kërkuar nga administrata tatimore në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë të merren hapa të kujdesshëm në ndryshimet ligjore, për të shmangur “amnisti fiskale” të tilla në të ardhmen.

Ndërkohë ligji për dividendin është kritikuar edhe nga presidenti Ilir Meta, i cili paralajmëroi në fillim të këtij muaji do ta dërgojë atë në SPAK, me argumentin se favorizon oligarkët, siç i quajti ai, “ata 10 veta që mbajnë në pushtet kryeministrin Edi Rama, ndonëse i shkaktohen miliona euro dëm shtetit”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë