KUKËS- Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta dhe mot të thatë, jo të zakonta për stinën e dimrit, qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje bore në lartësinë mbi 900 m. Reshjet e borës deri në 5 cm kanë rënë edhe në zonën e Shishtavecit, përfshirë këtu edhe rrugën Kukës-Shishtavec.
Lëvizja e mjeteve në këtë rrugë nacionale bëhet pa probleme pasi firma mirëmbajtëse me mjete e punëtorë është në terren për të bërë pastrimin nga bora të rrugës, shpërndarjen e kripës dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Nga informacioni i marrë nga KMC rezulton se Kukës, Has dhe Tropojë, nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. Deri më tani nuk raportohen probleme përsa i përket lëvizjes në fshatrat e thella ku ka pasur edhe reshje dëbore.