Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë janë ulur ndjeshëm temperaturat. Ulja e temperaturave ka përfshirë edhe qytetin e Dibrës. 

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se uji që ka ngrirë, ka krijuar kristale akulli.

Po ashtu, edhe në segmentinë e rrugës së Arbrit ka prezencë uji dhe ngrica.

Policia apelon drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.