Ulje drastike e lindjeve në Qarkun e Fierit, shkak pasiguria në punë dhe emigracioni

Numri i lindjeve po bie dita ditës, kjo situatë është mjaft problematike edhe në qarkun e Fierit.  Nga të dhënat e marra në rrugë zyrtare popullsia e këtij qarku po vijon të shkojë drejtë plakjes.

Në një intervistë të marrë nga materniteti i Fierit, doktori gjinekolog Besnik Brahimi shprehet se nga viti në vit ka pasur një rënje të lindjeve. Sipas tij, nëse në vitet e kaluar kishte 400 lindje në muaj, për vitin 2018 ky numër është shumë më i vogël.

Në rrethin e Fierit po bie në mënyrë drastike numri i lindjeve. Deri më datë 20 gusht ka rreth 927 lindje, çka tregon se nga 300-400 lindje në muaj, numri ka shkuar në 100.

Besnik Brahimaj, mjek gjinekolog

Ndër të tjera, mjeku Brahimaj shprehet se nga eksperienca e tij disavjeçare çiftet e reja ka ardhur në ulje të lindjeve kjo situatë mund të çojë në dispropocion nataliteti me mortalitetin.

Ka shkaqe nga më të ndryshmet si psh. migrimi apo planifikimi familjar. Kjo rënie mund të çojë në një plakë masive të popullsisë për qarkun e Fierit.

Besnik Brahimaj, mjek gjinekolog

Të rinjtë fierakë shprehen jashtë kamerave se shkaku që ata preferojnë të bëjnë më pak fëmijë është pasiguria për jetën, pasi puna që ata kanë nuk është e sigurt. Një faktor tjetër në uljen e lindjeve është edhe emigrimi i shumë të rinjve të cilët po largohen nga vendi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale