Ulje në rastet e COVID-19 në Kosovë, 139 infektime dhe 10 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Ulje në rastet e COVID-19 në Kosovë, 139 infektime dhe 10 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë është ulur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19, janë shënuar 139 infektime dhe 10 viktima.

Numri i rasteve të reja në raport me ditën e djeshme është shume më i ulët pasi dje janë shënuar 264 persona pozitiv me virusin, ndërkohë numri i vdekjeve nga koronavirusi ka pësuar një ngritje pasi ditën e djeshme janë regjistruar 6 viktima.

Numri i pacientëve të shëruarve është 382, fatmirësisht gati dyfishi nga numri i të infektuarëve gjatë ditës së sotme.

Qytetet në Kosovë që kanë shënuar numrin më të lartë të infektimeve janë Prizreni, Prishtina, Drenasi dhe Gjilani.

Numri total i rasteve me koronavirus ka shkuar 49.306, ndërkohë që numri i viktimave është 1.272, së bashku me përditësimet e ditës së sotme që nga fillimi i pandemisë.

Në Kosovë aktualisht janë në fuqi masat anti-COVID që janë vendosur më datë 11 nëntor, por pritet ditën e nesërme të hynë në fuqi masa të reja shtrënguese.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!