Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e parë të dhjetorit

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e parë të dhjetorit

Foto ilustruese

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e Hënë, e Martë. Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.

Aktualisht të hënën, të martën e pjesërisht e Mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Ndërsa nga mesjava e në vazhdim ku pritet dhe kalimi i frontit të ftohë, moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar. Në relievet malore në lartësit mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar si dhe rënie të temperaturave.

Era për ditët e Hënë, e Enjte, e Premte pritet të fryjë nga e kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të jetë intensive 10-14m/sek.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Incidentet kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, BDI:Një papërgjegjshmëri dhe krizë e rrezikshme që po përkeqësohet çdo ditë

Incidentet kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, BDI:Një papërgjegjshmëri dhe krizë e rrezikshme që po përkeqësohet çdo ditë