Për javën që presim, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të ftohta për shkak të masave ajrore me origjinë veriore.
Dita e Hënë e Martë moti parashikohet i kthjellë me vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Dita e Mërkurë e Enjte dominon mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në relievet malore.
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri që në orët e para të ditës.
Në mesditë pritet që reshjet të fitojnë territor dhe intensitet. Në veri reshje të shpejta shiu në formën e shtrëngatave hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje reshje bore me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1000metra.
Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata vlen për tu theksuar dhe formimi e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje - juglindje.