Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje të lagjes së rindërtuar në Thumanë, e cila u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit të dy viteve më parë.

Në videon e publikuar shihet një bimë ulliri e mbjellë në majë të një çisterne të vjetër uji, që simbolizon paqen dhe jetën.

"Pak nga pak po ndizen dritat e banesave të familjeve që po rikthehen në Thumanën e Rilindur"-shkruan Rama.

Statusi i plotë i kryeministrit Rama
"Pak nga pak po ndizen dritat e banesave të familjeve që po rikthehen në Thumanën e Rilindur, ku vigjëlon ulliri i jetës dhe i paqes nga maja e çisternës së vjetër të ujit, e cila është kthyer në një përkujtimore të viktimave të tragjedisë së 26 nëntorit dhe të rilindjes së qytezës së masakruar nga tërmeti"-shkruan Rama në Facebook.