Ulsi Manja: Si e kam njohur
prokuroren Arta Marku

Ulsi Manja: Si e kam njohur<br />prokuroren Arta Marku<br>
I ftuar në emisionin e sotëm në emisionin “5 Pyetjet” ishte i ftuar deputeti i Partisë Socialiste dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja,  i cili flet për çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse qëndronin pretendimet e opozitës se është shkelur apo jo kushtetuta, Manja thotë se kjo i përket Gjykatës Kushtetuese për të vendosur, pasi secila nga palët kanë pretendime.

A qëndron pretendimi i opozitës se është shkelur kushtetuta?
Tani palët kanë pretendimet  e tyre, opozita thotë se është shkelur, ne themi që nuk është shkelur. Por në fund të ditës nuk jemi ne ata që e vendosim. Ne jemi shprehur me votë, Shqipëria ka një prokuror  të përgjithshëm tashmë. Këtë gjë e thotë Gjykata Kushtetuese.

Ne ishin para këtyre fakteve. Ish- Prokurorit të PËrgjithshëm i mbaronte mandati më 7 dhjetor dhe kushtetuta e re që ne miratuam së bashku kishte përcaktuar një tjetër mënyrë zgjedhjeje për Kryeprokurorin.  Mandati i prokurorit të përgjithshëm mbaronte në 7 dhjetor, ndërkohë që Kuvendi ishte i detyruar të zbatonte ligjin i cili thotë se Kuvendin në momentin që nuk është krijuar KLP zgjedh një kryeprokuror me më shumë eksperiencë.

A ka tager Kuvendi të zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm?
Kuvendi ka detyrimin ligjor të përcaktojë Prokurorin e Përgjithshëm, qoftë edhe të përkohshëm. Me ligjin e ri do të kemi edhe zv/Prokuror të Përgjithshëm, gjë do të bëjë të mos kemi më këtë debat.

Nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë PD a e liron zonja Marku zyrën?
Pse duhet të mendojmë këtë ne? Pse mos të mendojmë se si të ngrimë zyrat e SPAK-ut.

Pse zgjodhët prokurore që s’ka kaluar procesin e Vetingut?
Vetingu është censi i Reformës në drejtësi. Pas mbarimit të tij i hapet rrugë krijimit institucioneve të reja të drejtësisë. Prokurorët tani që janë ngritur insitiucionet e Vetingut është hedhur shorti. Në momentin që zgjidhesh si Kryeprokurore i nënshtrohesh me përparësi. Çka do të thotë se nëse zonja Marku do t’i nënshtrohej Vetingut pas tre muajsh, tashmë do t’i nënshtrohet me përparësi procesit të Vetingut.

 A po nis keq kjo  Reformë në Drejtësi?
Që mesnatën e 22 korrikut kur janë miratuar ndryshimet kushtetuese, duhet të jetë e qartë për të gjithë që nuk e ndalon dot më njeri. Sa më gjatë të shkojë ngritja e institucioneve thjesht vonohet procesi por nuk mund të kthehet mbrapsh. Këtë e din mirë opozita, ne dhe partnerët ndërkombëtarë. Zbatimi i Reformës në Drejtësi është thjeshtë vullnet politik. Nëse ligji i vetingit nuk do të ishte bllokuar në gjykatën Kushtetuese ku e çoj PD, sot do të kishim të gjitha institucionet.

Tymosëset në Kuvend, Manja: S'e kuptova këtë rrëmujë sot
Nuk e kuptova këtë rrëmujë sot po të kemi parasysh rolin e Prokurores së PËrgjithshme. Ne kemi ndryshuar plotësisht rolin e Kryeprokurorit, e kemi decentralizuar. Sot nuk ka më pushtet mbi hetimin Kryeprokurori, por e ka gjykata

Kur prokurorët erdhën në Komision dhe kërkuan arrestimin e Saimir Tahirit, ju aluduat se ishin vegla të prokurorit Llalla.
Nuk kemi aluduar se ishin vegla të Kryeprokurorit Llalla. Me ligjin e ri që ka hyrë në fuqi,  prokurorët janë zotë në hetimet që bëjë dhe përgjigjen vetëm para  Gjykatës.

Kush i përcakton drejtuesit vendor tani?
Janë në zyrë drejtuesit vendorë tani

A ka të drejtë zonja Marku të lëvizë drejtuesit vendor të prokurorisë?
Vetëm në rastet kur kanë bërë shkelje të rënda. Prokurori i përgjithshëm një tjetër kompetencë të lartë që ka është se do përfaqësojë çështjet e veta në gjykatë. Nëse çështja shkon në shkallën e tretë, Prokurori i Përgjithshëm ashtu si edhe prokurorët e tjerë do të përfaqësoje çështjet e veta.

Deri kur qëndron në zyrë Kryeprokurorja e përkohshme?
Do të qëndrojë në zyrë deri sa të krijohen organet e reja të drejtësisë, nëse opozita ka merakun që të qëndrojë sa më pak, në janar të vi dhe t’i futemi punës për ndërtimin e tyre dhe të zgjedhim Kryeprokurorin e ri.

Sa mund të zgjasë ngritja e KLP?
Unë nuk dua të spekulojë me këtë. Ne të kryejmë detyrën tonë si Kuvend.

A ka për t’i ngjarë KLP Këshillit të Lartë të Drejtësisë?
Prandaj e bërëm Reformën në Drejtësi që të braktisnim këto modele. Shpesh herë qytetarët pyesnin se pse e filluam Reformën në Drejtësi? E filluam pasi drejtësia është thelbi i sistemit. Një sistem i sigurt drejtësie është garanci për pastrimin e klasës politike, e kundërta nuk ndodh.

Reforma e Drejtësisë do të krijojë edhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, i cili do të kontrollojë sistemin. Prokurorët që do të shkojnë aty do të japin llogari diku. Nëse deri dje nuk jepnin llogari askund, nesër me drejtësinë e re, veprimtaria e çdo prokurori do të kontrollohet nga inspektorët e Inspektoratit të Drejtësisë. Me ngritjen e KLP hapet rruga për krijimin e SPAK.  10 prokurorë do të jenë në SPAK dhe në byronë e hetimit një numër i caktuar.


Egziston mundësia teorike që opozita ta bllokojë?
Nuk dua ta mendojë këtë deri sa opozita ka votuar kushtetutën. Ne nuk mund të vazhdojmë me këtë qark të mbyllur. Në fund të fundit, opozita opozitë është. Ligji ka mekanizma zhbllokimi dhe kjo reforë është nisur me dakortësinë e opozitës dhe duhet të mbarojë si e tillë.

Manja flet nëse Marku është e denjë për një mandat 7 vjeçar në krye të Prokurorisë

E meriton zonja Marku të jetë prokurore e Përgjithshme me një mandat 7 vjeçar?

Para se ti jap përgjigje pyetjes falënderoj prokurorët që u bën pjesë e asaj gare.  Natyrysht që ne arritëm te emri i zonjës Marku.  Unë nuk dua të merrem fare me këtë çështje pasi për këtë do të vendosi KLP. Unë mund të flas a është zonja Marku e denjë dhe me integritet për të mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Për mua po.

Të punosh për 15 vite në Prokurorinë e Shkodrës, në të cilën dihen problematika e shumta që ka, të jeni të bindur se janë prokurorë të fortë nga karakteri dhe me integritet. Pse ka bërë çudi zgjedhja e zonjës Marku në atë post? Sepse ne jemi mësuar që figurat e larta t’ i gjejmë vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera ka prokurorë me integritet. Kam qenë eprori i saj në Prokurorinë e Shkodrës. Zonja Marku ka hetuar krimet nga më të rëndat në Prokurorinë e Shkodrës, si krimet kundër jetës si dhe ka qenë kryetarja e TASK- FORCËS anti- korrupsion.

Pse nuk futët tre prokurorët që zgjodhët nga 7 që ishin, po çuat vetëm 1 në kuvend?
Sepse kështu e thotë ligji. Ju bë një raport Kuvendit ku i thuhej se nga shtatë prokurorë këta tre emra i plotësojnë kriteret. Opozita nuk pranoi të bëhej pjesë e procesit, pasi sot në votim në Kuvend mund të ishin dy kandidatura.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë