Presidenti Ilir Meta thotë se ka pranuar me shumë kënaqësi të përshëndesë startin e 'Ultramaratona 1', e cila do të zhvillohet për tre ditë radhazi dhe ka një gjatësi prej 116 kilometrash.
Pikënisjet e kësaj maratone janë nga tre përmendoret e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Tiranë, Dibër e Shkup
"Me shumë kënaqësi e pranova dje ftesën për të përshëndetur startin e "Ultramaratona 1", kësaj veprimtarie të rëndësishme atletike, që do të vazhdojë për 3 ditë me radhë, ku pjesëmarrësit do të përshkojnë 116 kilometra në Rrugën e Arbrit.
Udhëtimi i këtyre atletëve drejt maleve të Dibrës dhe grykës së Radikës, me pikënisje dhe stacione kryesore tre përmendoret e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Tiranë, Dibër e Shkup, përcjell mesazhin e krenarisë e mbijetesës së shpirtit arbëror dhe nderon qëndresën e shqiptarëve për mbrojtje të identitetit kombëtar.
Sepse ato male të larta kanë qenë fortesat e atdhetarisë dhe qëndrueshmërisë së kombit tonë përgjatë gjithë ekzistencës së tij.
Populli ynë dhe të parët tanë brez pas brezi kanë përcjellë një urim: MALET TONA MË TË LARTA!"-thotë Meta.
G.O.P. anulloi kongresin ne Florida nga frika e Covidit e ju do beni maratone?!
Përgjigju