Ultrasit e Lazio-s sulmuan policinë, digjet makina. Reagon kryetarja e Romës: Akte barbare

Ultrasit e Lazio-s sulmuan policinë, digjet makina. Reagon kryetarja e Romës: Akte barbare

Makina e policisë duke u djegur

Pritshmëritë para finalës së Kupës së Italisë nuk kanë zhgënjyer pasi tifozët ultras të Lazio-s janë bërë protagonist duke shkaktuar trazira në një zonë pranë stadiumit ‘Olimpico’. Në ‘Ponte Milvio’, e cila ishte e mbyllur për makinat për shkak të masave të marra nga organizatorët, ka nisur një përplasje mes ultrasve të Lazio-s dhe forcave të rendit.

Si shkak i përplasjeve mes palëve nga tifozët është djegur një makinë policie, ndërsa dy efektivë janë plagosur. Përveç kësaj, turma për disa minuta nuk i ka kursyer gurët dhe sendet e tjera të forta ndaj policisë, të cilët nga ana tjetër u detyruan të përdorin edhe forcën për të normalizuar situatën.

Për ngjarjen 5 tifozë ultras të Lazio-s janë arrestuar për "posedimin e mjeteve piroteknike në ngjarjet sportive". Gjithashtu pak para fillimit të ndeshjes në pranga ranë edhe dy persona të tjerë, të cilëve në makinë iu gjetën lëndë plasëse, flakadanë, mjete të tjera piroteknike, një palë gërshërë, një thikë e fshehur dhe një copë druri prej 45 cm. Gjithsesi këto nuk ishin të arrestuarit e vetëm, pasi në prangat e policisë më vonë ranë edhe persona të tjerë.

Për t’u theksuar se në përleshje nuk u përfshi asnjë tifoz i Atalantës, ndërsa për ngjarjet e shëmtuara ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi, që në rrjetet sociale ka shkruar:

“Qytetet nuk mund të digjen nga grupet e kriminelëve të organizuar të cilët, nën pretekstin e një ndeshje futbolli, shkatërrojnë gjithçka dhe sulmojnë policinë, domethënë njerëzit që punojnë për të gjithë ne. Nuk është e drejtë që qytetarët dhe administratat të mbajnë koston e ruajtjes së sigurisë. Ne kemi nevojë për masa të forta ndaj këtyre barbarëve ".

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë