'Ulur mbi tualetin e artë', del në ankand skulptura nudo e Putinit

'Ulur mbi tualetin e artë', del në ankand skulptura nudo e Putinit

Skulptura e Vladimir Putin

Një grup aktivistësh çekë po nxjerrin në ankand një skulpturë të Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili shfaqet i ulur lakuriq në një tualet të artë. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për blerjen e një droni luftarak për Ukrainën.

Figura, e quajtur “Vrasësi i zhveshur” u krijua si një kritikë e stilit të jetesës luksoze të Putinit, por ka ndryshuar pamjen disa herë që nga zbulimi i saj në 2021, duke iu përshtatur ngjarjeve aktuale, raportojnë mediat e huaja.

Aktivisti dhe autori i konceptit, Otakar van Gemund, u frymëzua nga figura e opozitës ruse Alexei Navalny dhe hetimi i tij në pallatin e Putinit, ku thuhet se vetëm furçat e tualetit kushtojnë 15.000 euro.

Motivi i furçave të tualetit u bë më vonë një simbol i rezistencës gjatë demonstratave kundër regjimit në Rusi.

“Është një simbol i perversitetit të regjimit rus, estetikës së saj mafioze dhe despotizmit totalitar”, tha van Gemund në një konferencë shtypi, duke shtuar se në sytë e tij, statuja tregon se Putini vetëm pretendon të jetë i fortë.

Çmimi fillestar është caktuar 10.000 euro dhe ankandai do të zgjasë deri më 20 dhjetor.

Pasi u zbuluan prova të krimeve ruse të luftës në Bucha, një manekin e një viktime civile në një qese plastike u shtua nën piedestalin e Putinit.

Një shkronjë e artë “Z”, një shenjë ushtarake ruse e cila është bërë shenja kryesore e mbështetjes publike për pushtimin e Rusisë në Ukrainë, në një zinxhir ari iu shtua gjoksit të diktatorit.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Kherson, ushtria ruse sulmon dhe një park lojërash! Kiev, 70% e shtëpive pa energji elektrike dhe pa ngrohje


S.S/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?